Trajnime

Menaxhim i Burimeve Njerëzore

ADMC International fillon trajnimet për studentët në vitet e fundit të
shkollës. Fokusi kryesor i trajnimeve është përgatitja e studentëve për
tregun e punës duke përdorur praktikën si pikë kyçe të trajnimit.

Ky trajnim është i hapur për çdo njeri që dëshiron të jetë i përgatitur për
tregun e punës. Target grupi kryesor janë studentët si dhe maturantët që
duan të zhvillohen profesionalisht.

Kohëzgjatja e trajnimit duhet të jetë një muaj që nga data e fillimit. Për
të përfituar certifikatën në fund të trajnimit duhet të merrni pjesë në të
gjitha datat që do të zhvillohen.

Gjysma e informacioneve të trajnimit fokusohen në praktikë dhe
përfitimin e aftësive për tu bërë një punëmarrës i suksesshëm. Pjesa
tjetër e informacioneve përfshinë tema të rëndësishme për të kuptuar më
mirë suksesin në botën e punës. Të trajnuarve do i ofrohet një kohë e
konsiderueshme për praktikuar të gjitha aftësitë e përfituara nga ky
trajnim.

Për të bërë rregjistrimin duhet të paraqiteni pranë zyrës së ADMC deri
më datë 15.09.2018. Zyra është e hapur nga e Hëna në të Shtunë, nga
ora 08:00 deri në orën 17:00.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni në numrat e
telefonit 00355 68 2073307 / 04 56 051 94. gjithashtu mund të dërgoni
email në adresën e emailit hr.al@admc-usa.com.