EVENTE

PANAIRI NDERKOMBETAR I TIRANES 21-24 NENTOR 2018

“Klik Ekspo Group” prezantoi këtë nëntor edicionin e 24-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i identifikuar tashmë si eventi më i rëndësishëm ekonomik në vend.

 Panairi hapI dyert pasditen e së enjtes në Pallatin e Kongreseve, duke iu ururar mirëseardhjen qindra bizneseve që vijnë nga mbi 20 shtete të ndryshme të botës. Jo thjesht një panair, por një event i të gjitha dimensioneve ku shpalosen ekonomia, arti, kultura, letërsia e mjedisi; me mbi 350 ekspozues të regjistruar dhe mbi 40.000 vizitorë të parashikuar përgjatë gjithë ditëve të Panairit. 

 
ADMC (Art and Design Metal Construction) ishte nje nder pjesemarresit kryesor te.
 këtij panairi. Qëllimi i pjesmarrjes në panair ishte njohja e tregut shqiptar me të gjithë projektet e ndërmarra nga kompania. Gjithashtu njohja e studentëve dhe punë kërkuesve me mundësitë e punësimit në tregun ndërkombëtar.
 

International Student Conference of Civil Engineering: November 2018
ADMC International: GOLD PARTNER

Më datë 7 nentor, hapi punimet Konferenca e Parë Studentore për Inxhinierinë Civile pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Ky takim mblodhi studentë nga i gjithë Ballkani, të cilët shkëmbyen ide, praktika, eksperienca me njëri tjetrin por edhe me ekspertë të huaj që erdhën për të folur mbi risitë e reja në inxhinieri dhe shërbime.

ADMC (Art and Design Metal Construction) ishte partner gold në organizimin e këtij eventi. Duke marrë pjesë në aktivitetet e ISCCE, studentët shkëmbyen mendime dhe përvoja dhe zbuluan mundësi të reja për të kuptuar dhe trajtuar problemet ose situatat e inxhinierisë. 

PANAIRI I NDERTIMIT NE EXPOCITY ME 26-28 TETOR 2018

Gjatë muajit Tetor Expocity Albania organizoi edicionin e parë të Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban. Sektori i ndërtimit, prej vitesh ka qenë kontribues i rëndësishëm në ekonominë e vendit. Sot, sipas të dhënave të INSTAT, numërohen 4500 kompani që operojnë në këtë sektor. 

Në panair morën pjesë kompani nga të gjitha fushat e sektorit, të cilat jo vetëm ekspozuan punën e tyre, por edhe sollën fjalën e fundit të teknologjisë në ndërtim dhe materialet më cilësore për ndërtime sa më bashkëkohore. Në panair nuk munguan as përfaqësuesit e universiteteve, si publike dhe private, të cilat ekspozuan punët e tyre në stendat e Expocity Albania.

ADMC (Art and Design Metal Construction) ishte partneri kryesor në organizimin e këtij panairi. Qëllimi i pjesmarrjes në panair ishte njohja e tregut shqiptar me të gjithë projektet e ndërmarra nga kompania. Gjithashtu njohja e studentëve dhe punë kërkuesve me mundësitë e punësimit në tregun ndërkombëtar.